Lajme
“Gjykatë” e veçantë për investitorët e huaj
Gjykata Themelore në Prishtinë ka themeluar divizion të veçantë për kontestet lidhur me investitorët e huaj. Krijimi i këtij divizioni do të trajtojë më me efikasitet rasteve e investitorëve të jashtëm
Investitorët e huaj që investojnë në Kosovë, përfshirë edhe ata nga diaspora, do t’i zgjidhin lëndët e tyre gjyqësore shumë shpejt, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka themeluar divizion për kontestet lidhur me investitorët e huaj. Kështu ka njoftuar ministri i Diasporës, Valon Murati në rrjetin e tij social facebook.
“Pas kontakteve të vazhdueshme që kam pasur me Nehat Idrizin, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot me kënaqësi pranova informacionin se më në fund nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë është themeluar divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj”.
Krijimi i këtij divizioni, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dy drejtime: “në trajtimin më efikas të rasteve të investitorëve të jashtëm si dhe shkarkimin e barrës nga gjykatat e tjera”.
“Tani më investitorët nga jashtë, ku përfshihen edhe ata nga diaspora e kanë një adresë për trajtimin më të shpejtë të rasteve të tyre. I ftoj investitorët nga diaspora që të fillojnë ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm gjyqësor për t’i adresuar rastet e tyre”, shkruan ministri Murati në statusin e tij faceboook, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











