Lajme
Kosovarja 10 vjeçare, aktorja më e re shqiptare nga diaspora
Luana Bajrami-Rrahmani është vetëm dhjetë vjeç, por është zgjedhur nga regjiosorët francez për të lujatur në një film artistik
Luana, mbase është i pari fëmijë shqiptar nga diaspora që ka luajtur në një film artistik të huaj. Para pak muajsh ajo ka mbaruar xhirimet e fundit në filmin “Kaniousha”, të realizatorit francez Olivier Guignard dhe të producentit Nadine Lernihe të produksionit “Raspail Production”, në të cilin ajo luan rolin kryesor, krahas aktorës të njohur franceze Miou-Miou. Realizatori në qendër të filmit ka vendosur relacionet e një mësuese franceze dhe të një vajzeje kosovare refugjate.
“Gjatë tërë vijës filmike gërshetohen fatet e dy personazheve të traumatizuara, mësueses franceze që i ka vdekur burri dhe nxënëses refugjate e cila ka përjetuar traumat e luftës dhe ka dëgjuar për fatin tragjik të prindërve”, ka treguar e ëma e Luanës për mediet e Kosovës syzheun e filmit Valbona Rrahmani, urbaniste, e cila jeton dhe punon në Paris.
Familja Rrahmani është nga Ferizaj, e cila që nga vitet 1967 jeton në Paris, prej kur kryefamiljari Zyfer Rrahmani kishte migruar atje. Mirëpo Luana e vogël jo rastësisht është gjetur si personazhi kryesor i një filmi.
“Unë që tri vjet i ndjek mësimet në një shkollë teatri në Paris, krahas mësimeve në shkollën e rregullt, ndërkaq kam luajtur edhe në një pjesë teatrale me tekst të Shekspirit të titulluar “Tampet”, tregon Luana, derisa ndihet e lumtur që disa ditë të verës po i kalon në fshatin Pleshinë të Ferizajt, tek dajët e saj.
”Po e pata pa konkursin, që në audicion kërkoheshin fëmijë për të luajtur në filmin Olivier Guignard, Luana u paraqit dhe u zgjedh në një konkurencë prej 12 vetash”, tregon e ëma.
Filmi ishte xhiruar gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti në qytetin Lille, parapremiera pritet të shfaqet gjatë muajit shtator , kurse premiera në tetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? Sipas parashikimeve të World Meteorological Organization, fenomeni klimatik El Niño mund të shfaqet në mesin e... -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi














