Lajme
Rriten kapacitetet grumbulluese të frutave dhe perimeve
Në Rogovë të Gjakovës është inauguruar qendra për grumbullimin dhe përpunimin e frutave dhe perimeve
Ndërtimi i kësaj qendre është bërë në formë partneriteti ndërmjet kompanisë “Edona” nga Zvicra dhe biznesmenit kosovar, Fitim Hoti, si dhe është mbështetur me rreth 36 mijë euro edhe nga programi për ndërmarrje private i USAID-it.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka theksuar se përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj qendre do të jenë fermerët, ngase është projekt që ndërlidh në mënyrë zinxhirore prodhuesit me tregun.
Ai bërë të ditur se nga viti i ardhshëm do të shumëfishohet buxheti dhe do të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë.
Kurse, Ministri i Zhvillimit ekonomik Besim Beqaj, ka deklaruar se në programin për zhvillimin ekonomik, fuqizimi i sektorit privat është synim kryesor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












