Lajme
Engel: Serbia nuk duhet të hyjë në BE para Kosovës
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen aktuale në veri dhe ka kërkuar zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi, pasi që sipas tij kjo gjendje nuk mund të tolerohet.
Duke folur për veriun, Engel e ka quajtur të domosdoshme shtrirjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të vendit, ku serbët e rebeluar tash e sa muaj kanë ngritur barrikada në shenjë kundërshtimi ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve të Kosovës atje.
Ai ka tërhequr vërejtjen se derisa Prishtina zyrtare të mos jetë në gjendje të kontrollojë gjendjen në veri vazhdimisht do të ketë probleme. Engel ka kërkuar që mbikëqyrjes së pavarësisë duhet të marrë fund.
Eliot Engel, mendon se Serbia nuk duhet të hyjë në BE para Kosovës, pasi do ta bllokonte hyrjen e Kosovës më vonë, por të dyja shtet duhet të hyjnë së bashku.
Ndërsa, kongresisti Geri Piters ka folur rreth rëndësisë së krijimit të kushteve të volitshme për thithjen e investimeve të huaja, dhe se për këtë ai ka thënë se duhet pasur stabilitet, në mënyrë që investuesit të ndihen të sigurt në investimet e tyre.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











