Lajme
Thaçi dhe Mustafa distancohen nga ideja e Hazirit
Isa Mustafa: Ideja e deputetit Haziri është individuale. Qëndrimi i LDK-së është që të mbrohen kufijtë e njohur ndërkombëtarisht
Kryeministri Hashim Thaçi, në seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës fillimisht është shprehur kundër idesë së Hazirit për ndryshimin e kufijve. “Shpreh shqetësimin tim në emër të Qeverisë së Kosovës, prezantoj gjithashtu dhe qëndrimin e miqve ndërkombëtarë që kanë prezantuar këtë shqetësim në Qeveri për këto ide të individëve të ndryshëm. Dhe pyetja ime është nëse është qëndrim i partive të caktuara, apo vetëm i individëve. Jam në favor të ideve dhe opinioneve të lira, por mendoj se këtyre çështjeve të ngritura duhet t’u jepet përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të respektojë në plotni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për respektimin e plotë të integritetit territorial dhe asnjë cep mos t’i jepet Serbisë”, ka theksuar Thaçi.
E kësaj pyetje të kryeministrit Thaçi i është përgjigjur kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se ideja e deputetit Haziri është individuale, ndërsa qëndrimi i LDK-së është që të mbrohen kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.
“LDK-ja ka qëndrim të qartë, në nuk jemi për asnjë ide për ndërrim të kufijve, asnjë datë nuk mund të kthehet, as ”50 as ”19. Zgjidhja duhet të bëhet sipas kufijve të njohur nga 80 shtete të botës”, ka deklaruar Mustafa, transmeton RTK.
Ndërsa, zëvendëskryeministri nga radhët e minoriteteve, Sllobodan Petroviq, thotë se zgjidhjet më të mira vijnë nga zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga bisendimet Kosovë-Serbi.
“Ajo që është me rëndësi është që marrëveshjet e arritura gjatë këtyre muajve në sektorin e doganave mes palës kosovare dhe asaj serbe të fillojnë të zbatohen”, ka thënë Petroviq.
Këto qëndrime erdhën pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Halit Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lutfi Haziri përkitazi me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilën deputeti Haziri e ka ngritur si çështje një ditë më parë në media të ndryshme.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956.
Asokohe, pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











