Lajme
Vazhdimësi e ndihmës japoneze për shëndetësinë e Kosovës
"Asistenca e Qeverisë së Japonisë, do të jetë një kontribut i çmuar për MSH-në edhe në procesin e reformuar " tha Ministri Agani
Organizuar nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar( JICA) dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, sot në Prishtinë u organizua seminari për menagjimin spitalor, identifikimin e problemeve, sfidat dhe mundësitë.
Në këtë seminar, ku u prezantuan edhe disa punime nga kjo fushë, nga pjesëmarrësit në trajnimet në Japoni të profesionistëve shëndetësorë menaxherial të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, dr.Ferid Agani falënderoi Qeverinë e Japonisë për ndihmën që JICA është duke i dhënë shëndetësisë Kosovare në ngritjen e kapaciteteve humane menaxheriale.
“Asistenca e Qeverisë së Japonisë, do të jetë një kontribut i çmuar për MSH-në edhe në procesin e reformuar ” tha Ministri Agani thuhet në një komunikatë të MSH-së.. Ai tha se nga projektet e Qeverisë së Japonisë shëndetësia kosovare do të përfitojë në forcimin e kapaciteteve humane duke rritur cilësinë e menaxhimit.
Zonj.Yjori Harda, specialist nga Jica, tha se ky agjension ka startuar me këto projekte në vitin 2009 dhe këto projekte kanë për qëllim zhvillimin e resurseve njerëzore të institucioneve shëndetësore në Kosovë.
Ajo tha se JICA dhe Qeveria japoneze do ta fuqizojnë bashkëpunimin për forcimin e kapaciteteve teknike dhe do të jetë e kënaqur të shoh që investimet në këtë fushë,do t’u ndihmojnë institucioneve shëndetësore në Kosovë.
Dr.Skender Syla,shef i zyrës së OBSH-së në Kosovë, ka bërë një prezentim lidhur me menagjimin efikas të institucioneve spitalore, duke marrë në konsideratë shumë ndryshime që duhen bërë në qasje të ndryshme.
Dr.Xhevat Ukaj,drejtor i Departamentit Strategjik në MSH, pjesëmarrës i trajnimit për fuqizim të kapaciteteve teknike, ka bërë një prezantim nga përvoja që ka fituar gjatë qëndrimit atje,përmes prezantimit ” Sistemi shëndetësor dhe sfidat”.
Gjatë këtij viti nga asistenca e JICA kanë përfituar zyrtarë-menaxherë të MSH-së, ndërsa në vitin 2012 menaxherë të tjerë shëndetësorë do të jenë përfitues nga projektet JICA për shëndetësinë kosovare.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë Ushtria zvicerane po zhvillon trajnime për gjuajtje me helikopterë në Francë. Për shkak të kapaciteteve të... -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre?












