Lajme
Maqedonia po u vendos barriera eksportuesve kosovarë në kufi
Maqedonia po e bën vet verifikimin e produkteve kosovare, duke anashkaluar analizat e instituteve të bëra në Kosovë
Nuk është vetëm Serbia që po iu nxjerrë telashe prodhuesve kosovarë. Hiq më mirë nuk po sillet as Maqedonia, shtet ky i cili është në CEFTA, sikurse Kosova.
Prodhuesit kosovarë, që eksportojnë në ketë shtet, thonë se Maqedonia po përdor mënyra të ndryshme për t’i ndalur eksportet nga Kosova, me qëllimin e vetëm që t’i mbroj produktet e veta. Fillimisht duke i lënë të presin shumë gjatë në kufi, dhe procedura tjera të tejzgjatura që nuk parashihen fare me ligj, shkruan Express.
Madje, e ka marrë edhe një detyre që nuk i përket as me marrëveshjen CEFTA. Po e bën vet verifikimin e produkteve kosovare, duke anashkaluar analizat e instituteve të bëra në Kosovë.
Por pas këtyre kërkesave për analiza, pronari i kompanisë “Ujë Rugove”, Visar Kelmendi, kompania e të cilit se fundi ka pasur një përvojë të keqe me këtë shtet, thotë se fshihet diçka tjetër.
Sipas tij, me këto barriera Maqedonia po dëshiron që t’i mbroj produktet e veta. Kompania e tij, që para dy javësh nisi një kamion me “Ujë Rugove”, u ndal në kufi për gati një javë. Kelmendi tregon se si doganieret maqedonas kërkuan t’i kryejnë vetë analizat e ujit, pavarësisht faktit se të njëjtat analiza ishin kryer nga Institutet përkatëse në Kosovë dhe ato në Slloveni.
“Mu personalisht më është dukur ma shumë si instrument i Maqedonisë për t’i mbrojtur produktet e veta”, tha ai.
Në dijeni të kësaj është edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Kreu i saj, Safet Gerxhaliu, tregon se përveç ujit, ky shtet nuk i pranon as eksportet e miellit dhe grurit. Thotë se për ketë problem e kanë lajmëruar edhe ambasadën e Maqedonisë në Kosovë, por zgjidhje për problemin, e sheh takimin e radhës të CEFTAS-së. Aty Gerxhaliu shpreson që të diskutohen këto probleme.
Ndërkaq, sa i përket asaj se si duhet të veproj Qeveria e Kosovës, Gerxhaliu mendon se duhet marrë masa, nëse kjo situatë vazhdon.
Përgjegjësia i përket direkt Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, e para e se cilës ka paralajmëruar se do të kërkoj sqarime nga Qeveria e Maqedonisë. Por deri tani nuk ka diçka konkrete.
Nga ana tjetër, eksportuesit kosovarë i çuditë fakti se pse po ndodh kjo, kur dihet që Kosova po e respekton plotësisht marrëveshjen CEFTA, sidomos me Maqedoninë, produktet e të cilës gjenden fuqishëm në tregun kosovarë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













