Lajme
Maqedoni, zhbllokohet importi i miellit nga Kosova
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendimin për zhbllokimin e importit të miellit nga Kosova
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, e ka konfirmuar për InfoGlobin, se Qeveria e Maqedonisë ka miratuar heqjen e masave të ndalesë së miellit në Maqedoni.
Ministrja Kusari-Lila, ka theksuar se informatën për çështjen në fjalë e ka marrë nga vet ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë.
Ajo ka thënë se tash mund të shitet mielli nga Kosova në Maqedoni.
Pr këtë vendim kanë raportuar edhe mediat në Maqedoni, të cilat shkruajnë se Kosova do të mund të eksportojë miell përsëri për në Maqedoni.
Sipas këtyre mediave kërcënimet e ministres kosovare të Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe përpjekjet e ministrit të Maqedonisë për Ekonomi, Valon Saraçini, për heqjen e bllokadës për miellin e Kosovës, dhanë fryt dhe qeveria e Maqedonisë vendosi të zhbllokojë importin e miellit nga Kosova.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











