Lajme
Kriza në Eurozonë zvogëlon remitencat në Kosovë
Rënia e nivelit të tyre, përveç tjerash, do të shkaktojë edhe ulje të Bruto Produktit Vendor (GDP), thonë ekonomistët
Remitencat në Kosovë, të cilat, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë 234 milionë euro, do të pësojnë rënie, si pasojë e krizës ekonomike në Eurozonë, thonë njohës të çështjeve ekonomike për Radion Evropa e Lirë.
Derisa ekonomia e Kosovës varet shumë nga dërgesat e emigrantëve, eksperti i ekonomisë, Alban Zogaj, thotë se rënia e nivelit të tyre, përveç tjerash, do të shkaktojë edhe ulje të Bruto Produktit Vendor (GDP).
Sipas tij, janë të shumta rastet kur më serioz është efekti i rënies së remitencave, sesa efekti i rënies së investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, brenda 5 vjetësh, dërgesat nga jashtë arrijnë në 3 miliardë euro.
Pjesa më e madhe e dërgesave nga jashtë në Kosovë përdoren për konsum, ndërsa një pjesë tjetër për investime. E gjithë kjo, sipas profesorit të ekonomisë, Isa Tahiri, tregon se ekonomia e Kosovës varet fuqishëm nga remitencat.
Shkalla e lartë e varfërisë dhe e papunësisë në Kosovë ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve kosovarë të varen nga paratë e dërguara nga familjarët e tyre që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Zvogëlimi i këtyre dërgesave, sipas Tahirit, do të ndikojë direkt në gjendjen ekonomike dhe sociale të këtyre familjeve. Sipas statistikave zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, del se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës














