Lajme
Për çdo vit nga Afganistani në Kosovë hyjnë 55 milionë euro
Sipas hulumtimeve të GAP-it, në Afganistan, janë të punësuar rreth 2100 kosovarë, paga mesatare mujore e të cilëve është rreth 2500 euro
Brenda një viti kosovarët që punojnë në Afganistan dërgojnë deri në 55 milionë euro remitenca. Këto të dhëna i ka publikuar Instituti për Studime të Avancuara GAP”. Në këtë analizë të këtij instituti të quajtur “Dërgesat nga Afganistani dhe ndikimi i tyre në ekonominë e vendit”, thuhet se deri më tani nuk janë vlerësuar sa duhet dërgesat nga vendet e Lindjes së Mesme, sidomos dërgesat nga Afganistani, raportojnë mediet e Prishtinës.
Kosova është një nga vendet e cila përfiton më së shumti për kokë banori nga dërgesat e punëtorëve jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në vit në Kosovë arrijnë mbi 500 milionë euro, të cilët dërgohen nga kosovarët jashtë vendit për familjet e tyre në Kosovë.
“Sipas hulumtimeve të GAP, në bazat ushtarake dhe në sektorë të tjerë në Afganistan, janë të punësuar rreth 2100 kosovar, paga mesatare mujore e të cilëve është rreth 2500 euro. Për çdo vit nga Afganistani në Kosovë hyjnë së paku 50-55 milionë euro. Të gjitha këto mjete hyjnë përmes sistemit bankar, çka e bën më të lehtë përllogaritjen e këtyre dërgesave”, thuhet në hulumtimin GAP-it.
Instituti për Studime të Avancuara GAP, përmes një hulumtimi disa mujor, ka grumbulluar të dhëna nga kompanitë kontraktuese, bankat komerciale, agjencitë e punësimit dhe intervistat e drejtpërdrejta me punëtorët kosovar në Afganistan, dhe del me këtë analizë e cila ka për qëllim që të informoj publikun me këtë kategori të të punësuarve jashtë vendit, kushtet e tyre të punës, rajonet prej nga vijnë, ndikimi i këtyre mjeteve në ekonominë e vendit
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











