Lajme
Kosovë: Më së shumti të punësuar janë nga Turqia
Kosova me numrin më të madh të të papunëve ka vend edhe për punëtorë nga vendet e tjera
Të paktën 1600 persona të huaj kanë marrë leje për të punuar këtë vit në Kosovë. Ky është numër më i madh në krahasim me atë të vitit të kaluar.
“Më 2011, Departamenti i Punës dhe i Punësimit në MPMS ka lëshuar dhe ua ka vijuar lejen e punës në Republikën e Kosovës 1.625 personave, shtetas të huaj, kurse në vitin paraprak, leje pune për këtë kategori kanë marrë 1.338 presona”, thotë Musa Demiri, zyrtar për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.
Kjo është shifra zyrtare e të punësuarve, ndërkohë që flitet se mija të tjerë punojnë ilegalisht, shkruan “Koha Ditore”.
Sipas ligjit personat fizikë që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Republikës së Kosovës për një afat kohor prej se paku tre muaj, duhet të pajisen me leje pune të lëshuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenie Sociale.
Pas marrjes së lejes së punës, i huaji duhet të marrë leje për qëndrim të përkohshëm në Kosove nëse mendon të qëndrojë në Republikën e Kosovës më gjatë se tridhjetë ditë.
Sipas të dhënave të Ministrisë, në Kosovë më së shumti të punësuar janë personat nga Turqia. “Për shkak të angazhimit të kompanisë ‘Bechtel-Enka’, aktualisht në Kosovë si të punësuar të huaj dominojnë shtetasit nga Turqia”, thotë Demiri.
Sipas Ligjit për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, punëdhënësi me cilësi të personit juridik do të ndëshkohet për kundërvajtje, dënime me të holla prej 1500 deri në 3000 euro nëse e punëson shtetasin e huaj pa lejen e punës. I huaji i cili kapet duke punuar në Kosovë ilegalisht mund të gjobitet nga 500 deri në 1000 euro.
Nga Ministria nuk japin të dhëna nëse ka pasur të shqiptuar ndonjë gjobë për kompanitë që kanë punësuar ilegalisht shtetas të huaj. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, të gjithë punëdhënësit, pa përjashtim, inspektohen nga inspektorët e trupës ekzekutive të Inspektoratit të Punës të MPMS-së dhe njëjtë, si të punësuarit vendorë trajtohen konform Ligjit të punës në Kosovë.
Leje pune nuk kanë nevojë të marrin përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike të organizatave ndërkombëtare me status diplomatik, si dhe të huaj që janë punonjës të këtyre përfaqësive, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare pa qëllime fitimi, drejtorë ekzekutivë të kompanive të huaja që kanë veprimtari apo që kanë qëllim të hapin veprimtari në Republikën e Kosovës, profesionistë të një kompanie të huaj që vijnë për të punuar në degët apo filialet e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës, pedagogë të universiteteve dhe disa kategori specifike të të punësuarve.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në Rritja e planifikuar e tarifave për eksportet e çelikut nga Zvicra është "e papranueshme", sipas tij.... -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih












