Lajme
Austria kërkon burg për sulmuesit e ushtarëve në Kosovë
Qëndrimi zyrtar i Vjenës për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE do të varet nga hapat që do të ndërmarrë Beogradi gjatë ditëve të ardhshme për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, raportojnë agjencitë të ketë deklaruar ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.
“Njëmbëdhjetë ushtarë të plagosur austriakë të KFOR-it kanë qenë temë bisede në mbledhjen e sotshme të shefave të diplomacisë së BE-së në Bruksel, citon REL Spindeleggerin.
Ai ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e Austrisë, e cila pret që udhëheqja serbe, përveç dënimit të dhunës, të ndërmarrë hapa në drejtim të arrestimit dhe të dënimit të personave që kanë përdorur forcën kundër ushtarëve të KFOR-it.
“Kjo është ajo që kërkojmë në mënyrë që Serbia të ecë përpara drejt Bashkimit Europian”, tha Spindelegger.
Ai po ashtu ka thënë se këtë qëndrim ua ka përcjellë edhe ministrave të jashtëm të Serbisë, Vuk Jweremiq, dhe atij të Kosovës Enver Hoxhaj.
“Do të presim dhe të shohim nëse gjatë ditëve të ardhshme do të ndërmerren hapa dhe në bazë të kësaj do të vendosim se a do ta mbështesim dhënien e statusit të kandidatit Serbisë” , ka paralajmëruar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












