Lajme
Agrobizneset presin kredi me kamata më të ulta
Zhvillimin e sektorit të bujqësisë çdo vend e stimulon me subvencione, apo me kamata të ulëta, si dhe grejs periudhë e afat të gjatë të kthimit.
Mungesa e këtyre, ka ndikuar që bujqësia në Kosovë të mbetet prapa dhe të mos ketë investime të duhura.
Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, disa herë ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm kamatat për kredi bujqësore do të jenë në nivele më të ulëta.
Agrobizneset e mirëpresin këtë iniciativë, por kërkojnë që kamatat të mos jenë më të larta se 5%. Pronari i Pestova-s, Bedri Kosumi, e jep shembullin e Holandës, raporton radio Blye Sky.
“Mendojmë se kishte me qenë real ajo çfarë është në Holandë, po marrë shembull, se unë kam përvojën e Holandës, ku më e kamata më e lartë për kredi është 5%, me 5 vite grejs periudhë dhe 20 vite afatin e kthimit të kredisë”, thotë Kosumi.
Por, Ministria e Bujqësisë ende nuk është e sigurt se deri në çfarë mase do të ulen kamatat. Kjo mbetet të vendoset nga negociatat me bankat, deklaroi për Blue Sky, zëdhënësi i ministrisë Adil Behrami: “Modalitetin e përshtatshëm ende nuk e kemi, këtë planifikojmë të gjejmë në negociata me bankat. Por qëllimi ynë është që thjesht të intervenohet në uljen e kamatave nga bankat dhe pastaj ndoshta do të vendoset për subvencionimin e kamatave, nëse kemi mbështetjen e Usaid-it në masën më të madhe se që na është premtuar”, ka deklaruar Behrami.
Në negociata me bankat, Ministria e Bujqësisë do të ofrojë edhe një fond garantues për kreditë e këqija. Mirëpo, bankat si duket nuk janë të interesuara të flasin për këtë temë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












