Lajme
Fermerët në Junik ndihmohen me makina mjelëse për lopë
KFOR-i italian nëpërmjet një donacioni ka ndihmuar fermerët e Junikut me 20 makina mjelëse për lopë. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes tha se është një ndihmë e veçantë për fermerët e kësaj komune.
Ai premtoi se në të ardhmen do të angazhohet për sigurimin e donacioneve tjera. “Komuna është në shërbim të qytetarëve të saj dhe me këtë rast ka kryer me sukses obligimin e dhënë në krijimin e komisionit për zgjedhjen e fermerëve, të cilët mund të marrin makinat mjelëse, proces ky me një transparencë të plotë”, nënvizoi kryetari Kuçi.
Ndërsa, Halil Gacaferi, kryetar i Shoqatës së Fermerëve të Junikut “Kallavai”, tha se ka qenë një proces i gjatë, por edhe i vështirë, sepse edhe jemi vonuar në kohë. “Ka qenë e vështirë që të vendosësh drejt në këtë drejtim, edhe pse komisioni është përbërë prej pesë personave, ne jemi munduar qe të jemi sa më të drejtë dhe më transparent në këtë shpërndarje makinash”, tha Gacaferi.
Një nga fermerët përfitues, Kujtim Shala, tha se jemi të kënaqur me ndihmën dhe korrektësinë e komisionit. “Ne kemi 40 lopë qumështore dhe kjo makinë është e mirëseardhur, përkundër mundësive të mira financiare që i kemi” tha Shala.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër














