Lajme
Shtohet numri i shqiptarëve në Maqedoni
“Dnevnik”:Prej 2004 deri 2010 dallojnë shifrat lidhur me rritjen dhe zvogëlimin e popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase
Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga e përditshmja “Dnevnik” nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2010 ka pasur shifra të dalluara lidhur me rritjen dhe zvogëlimin e popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase
Derisa popullsia shqiptare ka pasuar rritje, ajo maqedonase po shënon rënie, gjegjësisht trende të larta të mortalitetit dhe zvogëlim të natalitetit, transmeton INA.
Numri i maqedonasve gjatë shtatë viteve të fundit është zvogëluar për 12 mijë banorë, derisa tek shqiptarët gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dyfishtë prej 31 mijë banorë. Këto shifra bazohen në të dhëna të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup.
Zvogëlimi i numrit të popullsisë maqedonase është evidente në më shumë se 65 nga 84 komuna.
Sipas statistikave zyrtare, popullsia shqiptare në Maqedoni rezulton 25 për qind, ndërsa popullsia maqedonas mbi 64 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











