Lajme
Gratë dhe trashëgimia
Zyra për barazi gjinore e komunës së Hanit të Elezit në kuadër të projektit për Barazi gjinore të financuar nga LOGOS-i më 12 dhjetor mbajti një tryezë pune me temën ,, Të drejtat e barabarta trashëgimore”.
Pjesëmarrëset në këtë takim nga Grupi joformal i grave, nga OJQ-të si dhe zyrtarë të komunës trajtuan temën mbi të drejtën e trashëgimisë nga aspekti i një mentaliteti të trashëguar, por edhe nga të drejtat e parapara me Ligjin për trashëgiminë.
© albinfo.ch: Grupi Joformal i grave subjekt vendimmarrës për të ardhmen e të drejtave të grave
Grupi Joformal i grave në Hanin Elezit funksionon që nga marsi i vitit të kaluar dhe për qëllim ka funksionalizimin e të drejtave të grave si dhe problemeve me të cilat ato ballafaqohen në jetën e përditshme, duke e tejkaluar edhe diversitetin politik.
Mundësitë e barabarta për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë nënkuptojnë edhe përfitimet e barabarta nga të arriturat e këtij zhvillimi thuhet në Ligjin për Barazi gjinore, ndërsa Ligji për Trashëgimi njeh të drejtën e barabartë të trashëgimtarëve ligjorë pa potencuar fare gjininë.
©albinfo.ch: Jahir Zuka shef i Zyrës ligjore nga komuna e Ferizajt
Për të kontribuar në këtë temë dhe për të bërë një prezantim mbi gjendjen e të drejtës trashëgimore ishte i ftuar z. Jahir Zuka shef i Zyrës ligjore nga komuna e Ferizajt i cili para pjesëmarrësve paraqiti një material vizual mbi gjendjen e tanishme të realizimit të kësaj të drejte si dhe me raste konkrete të një mentaliteti të trashëguar kundrejt një realiteti me të cilin shoqëria kosovare duhet të ballafaqohet.
Se çka nënkuptojmë me termin trashëgimi, kush janë trashëgimtarët ligjorë, si fitohet trashëgimia, si ndahet pasuria etj. ishin disa nga pyetjet, të cilat u trajtuan në këtë tryezë, me theks të veçantë në të drejtën e gjinisë femërore, në realizimin e të drejtës trashëgimore.
Ajete Berisha zyrtare për barazi gjinore tha se qëllimi i kësaj tryeze është informimi dhe senzibilizimi i gjinisë femërore me të drejtat e sanksionuara me Ligjin për trashëgiminë, nga pozita e pjesëtarit të barabartë në të drejtën trashëgimore si dhe rrugët ligjore në kërkim dhe zbatim të kësaj të drejte.
Është për t’u lavdëruar angazhimi i Agjencionit zviceran LOGOS në bashkëpunimin e vazhdueshëm që po e bën këto dy vitet e fundit në komunën e Hanit të Elezit, u shpreh për albinfo.ch zyrtari për informim i Hanit të Elezit, z. Bashkim Sopa.
Në fund të takimit është prezantuar edhe “Broshura informuese me të drejtën e barabartë trashëgimore”.
© albinfo.ch: Pamje nga punimet me temë ‘Të drejtat e barabarta trashëgimore
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










