Lajme
Berisha takon Thaçin, prioritet agjenda evropiane
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Temë kryesore e takimit ishin zhvillimet aktuale politike në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushja e plotë e agjendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema tjera me interes, bënë të ditur zyra e Kryeministrisë.
Thaçi e ka njoftuar homologun e tij shqiptar, kryeministrin Berisha për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparente dhe efikase, sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe në veçanti për angazhimet institucionale për përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga agjenda evropiane e Kosovës.
Kryeministri Thaçi i transmetoi kryeministrit Berisha mesazhet e fuqishme të kancelares gjermane Angela Merkel, që i dha në Prishtinë.
Mesazhet e kancelares Merkel janë mesazhet e mbështetjes së Gjermanisë për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës në të gjitha sferat, mesazhet e mbështetjes për integritetin e saj territorial dhe për perspektivën evropiane të Kosovës, u shpreh Thaçi.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i shprehu kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shqipërisë për vizionin evropian të Qeverisë së Kosovës, duke potencuar në veçanti përkushtimin e saj për bashkëpunim rajonal me të gjithë fqinjtë, duke përfshirë edhe përkushtimin e Kosovës për dialog teknik me Serbinë, si dy shtete të pavarura.
Me këtë vizion Qeveria e Kosovës po dëshmon për të satën herë orientimin e saj drejt vlerave më të larta evropiane, vlera këto që garantojnë paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim të gjithë rajonit në BE dhe në NATO, theksoi Kryeministri Berisha.
Gjatë takimit, të dy kryeministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Tiranë, mori pjesë edhe në promovimin e librit “Enver Hoxha – e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën”, me autor gazetarin Blendi Feziu.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











