Lajme
Hipotekat bankare në Kosovë: Shtohen konfiskimet
Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës Qendrore të Kosovës nënvizon problemin e papunësisë si shtim i falimentimeve në Kosovë
Sado që duket se ekonomia e dobët e Kosovës është disi e izoluar nga ajo globale, për shkak të pranisë së vogël në arenën ndërkombëtare, kriza ekonomike duket se ka filluar të japë efektet e para.
Thuajse çdo ditë në gazetat e përditshme në vend shpallen njoftime, ku bankat shesin patundshmëri të ndryshme të lëna si hipotekë nga kredimarrësit.
Vetëm ditën e hënë, në njërën nga gazetat e përditshme të Kosovës, dy bankat më të mëdha komerciale në vend kanë shpallur shtatë ankande publike për shitje pronash.
Në pamundësi për të paguar kamatat e bankave, të cilat edhe ashtu janë mjaft të larta, bankat konfiskojnë patundshmëritë e lëna hipotekë, të cilat më pas nëpërmjet ankandit publik, duke i shitur, i nxjerrin paratë e tyre.
Kështu, vështirësitë dhe pasiguria që aktualisht po mbretërojnë në ekonominë e eurozonës paraqesin shqetësim edhe për ekonominë e vogël dhe të hapur të Kosovës.
Kjo ndodh kryesisht për shkak të ecurive të mundshme negative që mund të prekin remitancat, të cilat nga diaspora nuk kanë shënuar rritje, si dhe eksportet apo investimet e huaja direkte në ekonominë e Kosovës.
Këto janë vlerësime në Bankës Qendrore të Kosovës, të cilat u prezantuan në Raportin e Stabilitetit Financiar.
Qëllimi i Raporti të Stabilitetit Financiar është informimi i publikut mbi zhvillimet me të rëndësishme në sektorin financiar dhe në sektorin bankar.
Raporti trajton zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare ndërkombëtare dhe zhvillimet kryesore ekonomike e financiare në Kosovë.
Gani Gërguri, guvernator i BQK-së
Gani Gërguri, guvernator i BQK-së, thekson se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë stabile, por se papunësia vazhdon të mbetet ndër problemet më serioze.
Në prezantimin e raportit zyrtar të këtij institucioni Gërguri tha se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë stabile, duke reflektuar normë pozitive të rritjes.
“Rritja dyshifrore e kredisë bankare, rrjedha stabile e dërgesave të emigrantëve si dhe investimet e huaja direkte, bashkë me rritje të theksuar të eksportit kanë kontribuuar për arritjen e normës pozitive të rritjes së prodhimit bruto të brendshëm të Kosovës për vitin 2011, që pritet të jetë rreth 5 për qind”, tha Gërguri.
Guvernatori theksoi se kërkohet një mobilizim ndërinstitucional për të krijuar një ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të reja, qofshin vendëse apo të huaja.
Ndërkohë, drejtori i Bordit të BQK-së, Gazmend Luboteni, thekson se regjioni i Evropës Juglindore dhe Kosova vazhdojnë të jenë të ndieshme ndaj zhvillimeve në eurozonë, në aspektin e tregtisë, investimeve të huaja direkte, pjesëmarrjes së lartë të bankave të huaja dhe dërgesave të emigrantëve.
Ai po ashtu tha se grupet bankare që i kanë edhe entitetet e tyre në Kosovë, përkundër ambientit jo të favorshëm në ekonominë e eurozonës, deri në gjysmën e vitit 2011 kanë shënuar përmirësim të performancës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas raportit, sistemi bankar në Kosovë vazhdon të jetë i dominuar nga bankat në pronësi të huaj.
Në tregun bankar në vend vazhdojnë të operojnë tetë banka komerciale, prej të cilave gjashtë kanë pronësi të huaj dhe vetëm dy me pronësi vendëse.
Sistemi bankar në Kosovë, sipas raportit, nuk u është ekspozuar pothuajse fare problemeve, që kanë të bëjnë me huadhënien ose huamarrjen ndërkufitare dhe ndërvalutore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër










