Lajme
Ministrja Mimoza Kusari-Lila po ngutet me reciprocitetin me Shqipërinë
Zyrtarë të institucioneve të Shqipërisë thonë se pala kosovare po e fsheh të vërtetën, duke fajësuar vetëm doganat e Shqipërisë që po aplikojnë masa të tilla.
Madje po del se Kusari Lila, më kot po u bie në qafë institucioneve të Shqipërisë për aplikimin e çmimeve referente për mallrat kosovare.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë për Express se gjatë këtij viti Doganat e Kosovës në disa raste kanë aplikuar taksa për mallrat e Shqipërisë dhe për këtë është e njoftuar ministrja Kusari-Lila, por nuk janë bërë publike.
Sipas tij, marrëveshja e qershorit në të cilën thirret ministrja, mes dy vendeve për heqjen e këtyre masave asnjëherë nuk ka ekzistuar me shkrim, por ka qenë vetëm një vullnet politik për heqjen e tyre.
“Nuk ka qenë marrëveshje. Ajo ka qenë një shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit në një takim që ka qenë. Kam përshtypjen, vetë Kusari. Por, mesa duket pavarësisht vullnetit të dy vendeve fqinje dhe vëllazërore, që marrëdhëniet i kemi pa diskutim shumë të mira, ka nevojë që kjo marrëveshje të fiksohet me shkrim”, ka theksuar Lauka.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












