Lajme
Hebrenjtë falendërojnë institucionet
Bashkesia Hebraike e Kosovës, ka shprehur mirenjohjen e sinqertë për institucionet e Republikës së Kosovës, Presidentes, Qeverisë, Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael ”Dr. Haim Abravanel”, poashtu edhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e veçmas Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për reagimin e menjëhershëm pas sulmit vandal që iu ka bërë ”Varrezave të Vjetra Hebraike” në Prishtinë.
”Përshendesim aksionin e ndermarrë nga organet e Ministrisë së Kultures për pastrimin sa më të shpejtë të këtyre grafiteve, me të cilën u dëshmua se institucionet e shtetit tonë janë përherë të gatshme të mbrojnë interesat e qytetarëve, pa dallim përkatësie, e natyrisht edhe ato të komunitetit hebraik në Kosovë, i cili edhe pse sot jo në numër aq të madh në vendin tonë, por me një trashëgimi shumë të pasur të lënë pas” thuhet në komunikatë.
Bashkesia Hebraike e Kosovës u ka bërë thirrje organeve të rendit që sa më parë pergjegjësit të vihen para drejtesisë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












