Lajme
Vala: Zbritje tarifash për festat e fundvitit
Thirrjet telefonike nga Kosova me bashkatdhetarët në Zvicër, Gjermani dhe Austri, do të kenë zbritje për 50 për qind
Thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë. Një zbritje e tillë vjen nga Operatori publik mobil Vala, i cili ka lansuar disa nga shërbimet dhe produktet për të gjithë konsumatorët gjatë festave të fundvitit.
Të gjithë konsumatorët me kontratë dhe parapagim të operatorit Vala, mund të realizojnë thirrje telefonike (për minutë) dhe të dërgojnë SMS, brenda VALA-s gjatë vikendeve me çmim atraktiv prej vetëm 3 cent. Kjo pako do te jetë e vlefshme vetëm gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.
“VALA gjithashtu hedh në treg edhe disa oferta të tjera, për të gjithë konsumatorët e vet që përdorin shërbimin e internetit në telefonat e tyre mobilë. Tarifa mujore për shërbimin e internetit për klientët me kontratë dhe me parapagim do të jetë 50 për qind më lirë dhe do të kushtojë vetëm 5 Euro në muaj”, ka thënë drejtori i Departamentit për Komunikim të PTK-së, Menduh Abazi.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025













