Lajme
Rusia “shqetësohet” për trafikimin me organe në Kosovë
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitalij Çurikn ka deklaruar se për Rusinë është ‘shqetësuese’ që OKB-ja ende asgjë nuk po ndërmerr lidhur me raportin e Këshillit të Evropës për trafikimin me organe njerëzore në Kosovë, duke i akuzuar anëtarët e Perëndimit për rezistencë.
Çurkin, ka thënë se Rusia nuk e kupton përse kolegët e tij perëndimorë në Këshillin e Sigurimit po refuzojnë të vërtetohet nëse hetimi, të cilin aktualisht në Kosovë po e zbaton EULEX-i, me të vërtetë është bindës dhe nëse po bëhet çdo gjë që autorët të gjenden.
Duke folur për TV “Rusia sot”, Çurkin rikujtoi se delegacioni i Serbisë bashkë me atë të Rusisë, kanë hartuar draftrezolutën, me të cilën kërkohet themelimi i zyrës së përfaqësuesi special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, e cila do të përcjellë punën e EULEKS-it dhe do të vë rtetojë nëse dëshmitarët janë të mbrojtur mirë, transmeton VOA.
Sipas tij, delegacioni rus është i bindur se mekanizmi i EULEX-it nuk është i mjaftueshëm për hetim të drejtë, për mbrojtjen e dëshmitarërve, si dhe për raportim para Këshilli të Sigurimit.
Ambasadori rus shpreson se bashkë me delegacionin e Serbisë rezoluta në fjalë do të miratohet gjatë vitit 2012.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













