Lajme
Jahjaga: 2011-shi ishte i rëndësishëm në ndërtimin e funksionimit të shtetit
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga në urimin për funditvit, ka thënë se viti që po lëmë pas ishte një vit i konsolidimit si shtet sovran dhe i pavarur, i stabilitetit politik dhe ekonomik, i angazhimit të gjithëve për të çuar përpara synimet dhe për të përqafuar vlerat evropiane. “Të ndajmë pak çaste për të menduar për rrugën që e kemi kaluar, për sakrificat që u bënë dhe për të ardhmen që na pret, për synimin tonë që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtar. Në këtë natë festive, të kujtojmë sakrificën që bëmë ndër breza për lirinë e pavarësinë vendit dhe për ndërtimin e shtetit demokratik. Të mendojmë për shpresat dhe aspiratat e fëmijëve tanë për të qenë Kosova shtet i mundësive të barabarta, i qytetarëve të lirë dhe të dinjitetshëm, me integrimin e plotë të të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë”, thuhet në urimin e Jahjagës Sipas saj, 2011-shi ishte i rëndësishëm në ndërtimin e funksionimin e shtetit, të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.“Ishte vit i pjesëmarrjes në organizatat dhe në forumet ndërkombëtare, vit i vazhdimit të procesit të njohjeve dhe faktorizimit të Republikës së Kosovës si subjekt paqeje dhe stabiliteti. Ishte vit i ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet në rajon”, ka theksuar Presidentja. Ajo ka vënë në pah se po punohet për të përmbushur detyrat dhe standardet që do të përshpejtojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, të domosdoshme për transformimin e përgjithshëm. “Duhet të kemi besim, të jemi të gjithë bashkë që të përballojmë nxitimin tonë drejt një zhvillimi më të madh ekonomik, në reformimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe të mirëqenies sociale, që t’i përafrojmë me praktikat evropiane dhe me politikat e vendeve demokratike. Ne po hyjmë në vitin e ri me vizion të qartë për një shtet me politika transparente të qeverisjes, të përkushtuar për të luftuar të gjitha dukuritë negative, të vendosur që ta fitojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E ardhmja ndërtohet duke i shtrirë dorën njëri-tjetrit, pa barrikada dhe me liri të garantuar të lëvizjes për të gjithë qytetarët”, thuhet në urim. “Uroj që këtë vit ta kalojmë në harmoni, në begati, në gëzime, me familjet tona, me të afërmit dhe miqtë, të përkushtuar që ta bëjmë jetën tonë më të mirë. Që ta bëjmë Kosovën një vend të përparuar, një vend të dashur që nderon sakrificën dhe që na bën krenarë për të kaluarën, për punën që po e bëjmë tash dhe të ardhmen tonë evropiane, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urimin e Presidentes Atifete Jahjaga..
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla













