Lajme
Vala: 8 milionë sms për Vitin e Ri
Në mes të datës 31/12/2011 dhe 01/01.2011 janë regjistruar dërgime të sms-ve mbi 3.4 milionë
Mbi 8 milionë mesazhe (SMS) janë dërguar gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, ndërkohë që vetëm gjatë kohës së peak-ut, saktësisht në mes të datës 31/12/2011 dhe 01/01.2011 janë regjistruar dërgime të sms-ve mbi 3.4 milionë, bëhet e ditur nga operatori mobil i Kosovës, “Vala” .
Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë gjatë ndërrimit të moteve, trafiku i përgjithshëm i SMS-ve është shtuar për 1 milionë SMS, përkatësisht mbi 14 për qind më shumë, derisa edhe impakti financiar ka qenë tejet pozitiv për operatorin mobil “Vala”.
Gjatë kohës me ngarkesën më të madhe, në mes të 31 dhjetorit dhe 1 janarit janë dërguar gjithsej 3,416,716 SMS, që është 600 mijë SMS më shumë krahasuar me të njëjtën natë festive të vitit të kaluar.
“Ky rekord i ri i arritur nga VALA është dëshmia më e mirë që konsumatorët tanë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik PTK-së, përkatësisht produkteve dhe shërbimeve të saj”, ka deklaruar U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi.
Sipas tij, edhe gjatë kësaj feste është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona SMS-ve dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj.
Operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për t’iu mundësuar konsumatorëve të saj që të realizojnë thirrje telefonike dhe të dërgojnë SMS brenda VALA-s me çmim atraktiv për vetëm 3 cent.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












