Lajme
Tadiq: Kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele në Kosovë
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, në mesnatë, ka bërë një deklaratë tipike politike madje edhe kërcënuese
Ai ka deklaruar se kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë.
“Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore”, ka thënë Tadiq nga Deçani për mediat serbe të Kosovës.
Shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas tij po bëjnë presion në Serbinë që të heq institucionet nga Kosova, porse kjo nuk do të ndodhë.
Kështu Tadiq, duke shkelur premtimin, në natën e Krishtlindjeve Ortodokse, si gjithnjë deri më tash, vizitën e “fetare” e shndërroi në vizitë të qartë politike.
Boris Tadiq dhe eskorda e tij politike në Deçan është pritur me gurë dhe me protesta.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS














