Lajme
Bankat në Kosovë nuk i ulin normat e interesit
Në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76 për qind të aseteve totale të sektorit financiar
Në bazë të analizave të shumta të bëra nga organizatat ekonomike në Kosovë, normat e interesit në kreditë e bankave komerciale, janë prej 9 deri në 25 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Ky fakt, sipas përfaqësuesve të bizneseve në Kosovë, është bërë i pamundur të ndryshohet, edhe përkundër angazhimeve mjaft të mëdha të tyre.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se normat e kredisë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të larta,madje sipas tij, më të lartat në rajon.
Në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76 për qind të aseteve totale të sektorit financiar.
Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë.
Njohës të çështjeve ekonomike, normat e larta të kredisë i konsiderojnë si pasojë e mos ndërhyrjes shtetërore në bankat komerciale.
Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se Banka Qendrore e Kosovës duhet të intervenojë në uljen e normave të interesit.
Ai thotë se të gjitha bankat komerciale në Kosovë mund t’i ulin normat e interesit deri në 7 për qind.
Ndërkohë, në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se vështirësitë dhe pasiguritë që aktualisht po mbretërojnë në ekonominë e eurozonës mund të paraqesin shqetësim për përformancën e sektorit real të ekonomisë së Kosovës, gjë që mund të ndikojë negativisht edhe në përformancën e sistemit bankar të vendit përmes dobësimit të aftësisë paguesve të kredimarrësve.
“Padyshim, sistemi bankar duhet të vazhdojë së përkrahuri ekonominë e vendit përmes kredisë, mirëpo ky zgjerim i aktivitetit kredidhënës duhet bërë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të ruhet stabiliteti financiar, si parakusht i rëndësishëm edhe për stabilitetin e përgjithshëm ekonomik në vend”, thuhet në këtë raport.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thekson se kriza në eurozonë do të ndikojë në ashpërsimin e kritereve për marrjen e kredive.
Ndryshe, normat e kredisë i përcaktojnë vetë bankat me politikat e tyre ekonomike.
Ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës vetëm i menaxhon, por nuk ka asnjë të drejtë që të ndërhyjë në politikat afariste të bankave. /Albinfo.ch& REL/
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












