Lajme
“Zvicra të lehtëson lëshimin e vizave për bizneset”
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marti, ka thënë se do të jetë një partnere e vërtetë sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu është takuar të martën në Prishtinë me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marti, me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin midis bizneseve të Kosovës dhe atyre të Zvicrës.
Gërxhaliu e ka falënderuar ambasadoren Marti për ndihmën e gjithanshme që Kosovës i ka dhënë shteti i saj.
„Në takim u bisedua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, duke theksuar se Zvicra e ka një rëndësi të veçantë në partneritetin ekonomik me vendin tonë. Gjithashtu u bisedua edhe për mundësitë dhe rrugët që diaspora kosovare në Zvicër të jetë pjesë e proceseve zhvillimore në Kosovë“ thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Sipas njoftimit, Gërxhaliu ka thënë se duhet angazhuar që me diasporën të mos bisedohet vetëm atëherë ku ka nevojë për përkrahje financiare të saj.
“Për Kosovën përvoja, edukimi, kultura e punës dhe shumë çështje pozitive që posedon diaspora kosovare duhet të jenë në favor të zhvillimit ekonomik dhe kuptohet njerëz të tillë duhet të jenë ambasador të vërtetë për t’i prezantuar vlerat e Kosovës dhe për të përmirësuar imazhin e dëmtuar”, citohet të ketë thënë Gërxhaliu.
Ai po ashtu ka përcjell shqetësimin e biznesmenëve kosovarë po presin para Ambasadës së Zvicrës për viza duke kërkuar eliminimin e disa procedurave burokratike, pasi që e tërë kjo sipas tij e dëmton imazhin e shtetit zviceran.
Kurse ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marti, ka thënë se do të jetë një partnere e vërtetë sidomos sa i përket çështjeve të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të urave të bashkëpunimit.
Ajo ka deklaruar se do të bëj çmos që të gjitha këto dukuri negative, për të cilat foli kryetari Gërxhaliu të eliminohen sa më shpejt që është e mundur.
Ambasadorja e Zvicrës gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e proceseve ekonomike në Kosovë dhe tha se do të angazhohet për koordinim më të mirë dhe të gjithanshëm te aktiviteteve me qëllim që prania e Zvicrës në Kosovë të jetë sa më e madhe që është e mundur.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












