Lajme
Dorëzohet në Ambasadë peticioni për Shemsi Nuhiun
Rrethë 13 mijë nënshkrime janë mbledhur në një peticion nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore ”Vatra”
Rrethë 13 mijë nënshkrime të mbledhura në një peticion nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore ”Vatra”, u dorëzuan në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, i cili kërkohet nga drejtësia serbe për krime lufte.
Peticioni përveç se është kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, kërkohet që gjykimi i tij të bëhët në Kosovë.
“Ne dojmë që Shemsi Nuhiu të mos ekstradohet në Serbi, ngase kur akuzohet ai Serbia nuk ka pasur qasje në Kosovë në atë kohë. Gjithashtu nuk kemi besim në gjygjet e Serbisë sepse ai është qytetar i Kosovës, ne dojm që të kthehet në Kosovë dhe të dënohet këtu për vepra që është akuzuar”, tha Sejduallah Kadriu nga Shoqata “Vatra”.
Përmes Ambasadës, këto nënshkrime do t’i dërgohen Konfederatës Zvicerane, gjegjësisht Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë.
Shemsi Nuhiu ish pjesëtar i UÇK-së, akuzohet se ka qenë pjesë e të ashtuquajturës “ Grupi i Gjilanit” që dyshohet për krime në Gjilan.
Nuhiu është shtetas i Republikës së Kosovës me prejardhje nga Presheva.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla










