Lajme
Arrestohet Ilir tolaj dhe tre zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
Arrestimi është bërë në dyshimin se janë përfshirë në korrupsion, ka konfirmuar lajmin shefi i zyrës për informim i EULEX-it, Nicolas Hawton
Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Tolaj, Zenel Kuçi udhëheqës i zyrës së Prokurimit dhe Hajrullah Fejza e Bekim Fusha udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në të njëjtën Ministri u arrestuan nën dyshimin se janë përfshirë në korrupsion, e ka konfirmuar për mediet në Prishtinë, shefi i zyrës për informim i EULEX-it Nicolas Hawton.
“Mund ta konfirmojë atë se 4 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në operacionin e kryer nga Task Forca Anti-korrupsion e Prokurorisë Speciale të Kosovës të mbështetura nga forcat policore të Eulex-it”, ka thënë Hawton.
Ndërkaq Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Ilir Tolajt, nuk e ka komentuar rastin me arsyetimin se është shumë i zënë.
Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një komunikate, ka thënë se mbështet çdo veprim të organeve të rendit e të ligjit dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë për organet e hetuesisë për zbardhjen e së vërtetës.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë













