Lajme
2012-shi ia nis me shtrenjtim
Në markete e dyqane janë ngritur çmimet e produkteve kryesore, siç është mishi, qumështi, djathi, perimet dhe duhani.
Pronarët arsyetohen me atë se janë rritur çmimet e importit dhe se kanë qenë të detyruar t’i rrisin çmimet.
“Furnizuesit apo importuesit në fillim të këtij muaji i kanë rritur çmimet për disa produkte. Arsyetimi i tyre ka qenë për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve”, thonë ata.
Në fakt rritjes se çmimeve në fillim të vitit iu parapriu dhjetori i 2011-së. Të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave të Kosovës për këtë muaj flasin për rritje të çmimit për disa produkte. Prinë derivatet, mishi, qumështi djathi, vezët dhe duhani.
“Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 3.6 për qind në muajin dhjetor 2011, krahasuar me muajin dhjetor 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për 13,1 për qind”, thuhet në publikimin e ESK-së, shkruajnë mediat në Prishtinë.
Krahasuar me muajin nëntor, rritja është për 0,4 për qind. Sipas ESK-së, ngritje e çmimeve vërehet te perimet me 7,3 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët me 1,7 për qind si dhe disa grupe të konsumit me një ndikim të përbashkët prej 0,2 për qind në IÇK. “Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për (-0,5%), pemët (-2,8%) që secila grup me një ndikim prej -0,1 për qind në IÇK, me një ndikim prej 0,7 për qind”, tregojnë statistikat.
Njohësit e ekonomisë, në anën tjetër, thonë se rritja e çmimeve këtë fillim viti duhet të ketë ardhur për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve.
Ndërkaq, sa u përket prodhimeve vendore, sipas tij, ato nuk kanë pothuajse kurrfarë ndikimi. Kjo për shkak të pamundësisë që t’i bëhet ballë importit të lartë.
Sipas statistikave të ESK-së, çmimi i produkteve si mishi u ngritën për 6,9 për qind me një ndikim prej 0,6 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët me 5,7 për qind, duhani 3,9 për qind, që secili grup me një ndikim prej 0,3 për qind. Sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 6,8 për qind, veshja 2,6 për qind, që secila grup me një ndikim prej 0,2 për qind.
Ndërkaq, buka dhe drithërat 1,3 për qind, vajrat dhe yndyrat 2,8 për qind, pemët 3,0 për qind, kafja, çaji dhe kakao 8,6 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 4,3 për qind, këpucët 3,1 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 3,8 për qind, shërbimet hoteliere 4,4 për qind dhe kujdesi personal 2,5 për qind, që secila grup me një ndikim prej 0,1 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














