Lajme
Regjistrimi nën monitorim ndërkombëtar
Ekspertët vlerësojnë se duhet një rrugë, e cila anashkalon politikën për të realizuar regjistrimit përmes monitorimit ndërkombëtar
Pas dështimit të procesit të regjistrimit të popullsisë tetorin e kaluar, për shkak të dallimeve se duhet ose jo të përfshihet në regjistrim edhe ajo pjesë e popullatës, e cila gjendet me punë të përkohshme jashtë vendit, partitë politike gjithnjë e më vështirë e kanë të arrijnë ujdi për miratimin e të njëjtit gjatë këtij viti.
Ekspertët vlerësojnë se autoritetet shtetërore duhet të gjejnë një rrugë, e cila plotësisht anashkalon politikën për të realizuar procesin e regjistrimit përmes inkuadrimit të monitorimit të misioneve ndërkombëtare, si dhe sektorit civil.
“Nëse arrihet ujdi për inkuadrimin e misioneve ndërkombëtare dhe sektorit civil me atë që të krijohen rrethana për një besueshmëri më të lartë të rezultateve”, thotë Vlladimir Misev, nga Instituti për Demokraci në Maqedoni.
Ndërkaq, sipas analistit shqiptar, Albert Musliu, i cili drejton organizatën jo qeveritare “ADI”, përderisa Ligji për regjistrim ka hapësirë të interpretohet në forma krejtësisht të ndryshme nga shqiptarët dhe maqedonasit, është pothuajse i pamundur realizimi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.
Ndërkohë, polemika të ashpra zhvillohen mes partive politike shqiptare, rreth asaj se cila nga to “fshin“ numrin real të shqiptarëve në Maqedoni.
Javën që po e lëmë pas Parlamentii Maqedonisë hodhi poshtë projektligjin për regjistrimin e popullsisë, të propozuar nga opozita maqedonase. Gjatë debatit, deputetët shqiptarë theksuan se numri i shqiptarëve është shumë më i madh se sa që është paraqitur në regjistrimin e 2002-s.
Zeadin Sela nga PDSH-ja, vlerëson se çelësi për një regjistrim i cili nuk do të kontestohej, qëndron në arritjen e një konsensusi të gjerë politik.Nga ana tjetër, partia politike shqiptare në pushtet jep garanci se do t’i filtrojë të gjitha problemet që çuan kah dështimi i këtij procesi.
“Besoj se këtu duhet përfshirë edhe ndryshimin, si dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim, veçanërisht në pjesën e shpjegimit të metodologjisë në kuptimin e njëjtë, si për maqedonasit, ashtu edhe për shqiptarët”, shprehet Milaim Ademi, anëtar i Komisionit Shtetëror për Regjistrim, nga radhët e BDI-së.Pas dështimit të procesit të regjistrimit në tetor të vitit të kaluar, opozita akuzoi partitë politike në pushtet për politizim të procesit.
Që atëherë dy herë u ndryshua përbërja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si pasojë e mosharmonizimit të qëndrimeve për interpretimin e Ligjit për regjistrim sa i përket përfshirjes së qytetarëve jashtë vendit në këtë proces gjë që çoi dhe në dështimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. /Albinfo.ch & REL/
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë











