Lajme
Protestë në Prishtinë: Dënohet dhuna e policisë
Lorik Bajrami, nga “Çohu”, ka thënë se kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj intervenimit të dhunshëm të policisë ndaj protestuesve
Qindra qytetarë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundër intervenimit tëdhunshëm policisë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të ‘Vetëvendosjes’, më 14 janar në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Kështu ata i janë përgjigjur thirrjes së 25 organizatave joqeveritare në Kosovë, për të protestuar.
Nën moton “Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”, ata kanë brohoritur parullën të ndryshme kundër Qeverisë.
Lorik Bajrami, nga organizata “Çohu”, ka thënë se kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj intervenimit të dhunshëm të Policisë së Kosovës ndaj protestuesve.
Organizatat joqeveritare po ashtu kanë shprehur revoltën ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas tyre përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nëpërmjet deklaratave kanë legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













