Lajme
Falimentojnë rreth 1000 biznese në Kosovë
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se shkaktarët mbeten mungesa e qasjes në kapital dhe infrastruktura ligjore e parregulluar mirë
Në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2011, kanë falimentuar rreth 1000 biznese, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Arsyet e shuarjes së këtyre bizneseve, sipas tyre, nuk dihen. Por, ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se shkaktarët kryesorë mbeten mungesa e qasjes në kapital dhe infrastruktura ligjore e parregulluar mirë.“Në vitin 2011 kanë qenë të regjistruara 7809 kompani, kanë falimentuar 959 dhe kanë ndryshuar statusin 4697 kompani. Këto janë të dhëna të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e bizneseve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi.Në anën tjetër, pronarë të bizneseve të falimentuara, të kontaktuar kohë më parë nga Radio Evropa e Lirë, kishin theksuar se kanë shuar bizneset e tyre, për shkak të ngarkesave të larta tatimore dhe rënies së fuqisë blerëse. Ata kishin thënë se institucionet e Kosovës nuk po krijojnë kushte për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Njohësit e çështjeve ekonomike, fajin për shuarjen e bizneseve, ua hedhin edhe vetë pronarëve. Milazim Abazi, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë se arsyet janë të shumta, por një prej tyre është edhe mungesa e menaxhimit të mirëfilltë të bizneseve.
Sipas Abazit, në falimentimin e bizneseve ndikon edhe mosfunksionimi i organeve të drejtësisë, përkatësisht mosfunksionimi i gjykatave dhe kadastrave.
Ndryshe, ekspertët për çështje ekonomike thonë se shuarja e rreth 1000 bizneseve brenda një viti, duhet të jetë sinjal alarmues për institucionet kosovare, në mënyrë që të ndërmarrin hapa konkretë për ta përkrahur sektorin privat. Ata shprehin shqetësimet e tyre për faktin se me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












