Lajme
Banka Botërore mbështet projektin për vende të reja të punës
Vitin e kaluar Banka Botërore ka financuar projekte në vlerë prej 3 milionë eurosh, ndërsa sivjet kjo shifër do të jetë më e madhe
Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë punësimin e qëndrueshëm në Kosovë. Përfaqësuesit e këtij institucioni këtë e konfirmuan në një takim me Ministrin e punës, Nenad Rashiq në Prishtinë.
Në takimin u diskutuan mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe për këtë vit në realizimin e shumë projekteve, projekte këto të cilat janë vazhdimësi e vitit të kaluar.
“Pasi falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e fuqishme që kanë dhënë në zhvillimin e deritanishëm, sidomos në gjenerimin e punësimit, Rashiq ka nënvizuar rëndësinë e projekteve që përmes ndihmës financiare të dhënë nga Banka Botërore priten të zhvillohen edhe këtë vit si projekte për punësimin, projekte të tjera dedikuar komunave me grante e shumë projekte tjera dhe asistenca të ndryshme varësisht sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Bankës Botërore i premtuan ministrit se do vazhdojnë me ndihmën e dhënë edhe për vitin 2012 në të gjitha ato projekte ku ka filluar realizimi i tyre nga vitet e kaluara. Ata thanë se për këtë vit do të jetë një vlerë financiare edhe më e madhe se vitet e kaluar për të gjitha projektet që mbështeten nga Banka Botërore.
Programi i mbështetur në strategjinë e punësimit 2010- 2012 tanimë konsiderohet si projekt që ndikon direkt në zbutjen e papunësisë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë udhëheqëse e përgjithshme e këtyre programeve dhe përgjegjëse për menaxhimin e plotë të tyre, vlerësimin e projekteve, monitorimin dhe menaxhimin e punës së ekipit punues të këtyre programeve që janë në kuadër të MPMS së.
“Përderisa vitin e kaluar Banka Botërore ka financuar projekte në vlerë prej 3 milionë eurosh, sivjet kjo shifër do të jetë më e madhe, me qëllim të zbatimit të të gjitha projekteve për zbutjen e papunësisë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












