Lajme
Dialogu për vizat pa udhërrëfyes, infuzion për Kosovën
Analistët kritikuan Qeverinë e Kosovës që po u japin shpresa të rrejshme qytetarëve, se kinse gjatë këtij viti do të udhëtojnë pa viza
Një fillim dialogu pa udhërrëfyes, është diçka që nuk ka ndodhur me vendet e rajonit, të cilat gjithashtu kanë kaluar nëpër këtë proces, vlerësuan analistët dhe opozita e vendit, nisjen e dialogut për viza.
Të enjten komisionarja Cecilia Malmstrom e hapi zyrtarisht me vizitën e saj në Prishtinë.
Dialogu për liberalizimin e vizave, pa udhërrëfyes me të cilin do të na tregohen “detyrat e shtëpisë”, është vetëm një infuzion që iu dha Republikës së Kosovës për ta mbajtur shpresa, shkruan Zëri.
Analistët kritikuan edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës që po u japin shpresa të rrejshme qytetarëve të tyre, se kinse gjatë këtij viti do të udhëtojnë pa viza, duke iu referuar në këtë rast, ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila një ditë më parë siguroi qytetarët se gjatë vitit 2012, ata do të udhëtojnë pa viza në Evropë.
“Është jokorrekte të bësh deklarata të tilla dhe t’u japësh shpresa të rrejshme qytetarëve”, ka thënë, njohësi i procesit të integrimeve evropiane Shenoll, Muharremi.
Sipas tij, nuk është normale që të përcaktojmë data, përderisa nuk e dimë as datën e udhërrëfyesit.
Pesimist për këtë është edhe analisti Behxhet Shala. “Të mendosh se liberalizimi vizave do të ndodhë para dy vjetëve, është shumë optimiste”, ka theksuar Shala.
Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se nisja e dialogut për viza është veç një infuzion optimizmi që iu dha Qeverisë së Kosovës. Prandaj, sipas tij Qeveria duhet të kërkoj nga Komisioni Evropian data të sakta për udhërrëfyes dhe për liberalizim, njëjtë sikurse ka ndodhur me vendet tjera, shkruan kjo e përdtishme kosovare.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












