Lajme
Harrohen barrikadat në veri
"Pamundësia e qeverisë që të kontrollojë tërë territorin e saj, po bën që të merren me protestat e "Vetëvendosjes"
Zhvillimet e fundit politike në Prishtinës, sidomos pas protestave të Lëvizjes “Vetëvendosje”, kanë bërë që të harrohet problemi më i madh që aktualisht ka vendi – veriu i Kosovës. Përplasjet ndërmjet PDK-së dhe “Vetëvendosjes” analistët i shohin si garë për të përfituar poenë politikë.
“Nuk ka asgjë të keqe që të ketë garë politike, por gara nuk do të duhej që të zhvendoste vëmendjen prej problemeve të mirëfillta, siç është veriu. Kemi dy javë që në mediat tona dominojnë tekste për protesta, për dhunën që është manifestuar e pothuajse nuk dëgjojmë më asgjë për veriun”, ka thënë për Zëri analisti Adrian Arifaj.
Analisti tjetër, Behxhet Shala, thotë se Qeveria e Kosovës nuk e ka fuqinë e duhur që t’i heqë barrikadat në veri, prandaj edh atë pjesë të vendit e ka lënë në duart e ndërkombëtarëve. Sipas tij, pamundësia e qeverisë që të kontrollojë tërë territorin e saj, po bën që të merren me protestat e “Vetëvendosjes”.
Se veriu ka mbetur jashtë “vëmendjes” nga të gjithë e pranojnë edhe zyrtarët serbë.
“Situata është njëjtë. Askush nuk po interesohet për barrikadat”, ka thënë Oliver Ivanoviq, i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën.
Kurse, Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës vazhdon të thotë se duhet intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e barrikadave. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se në pjesën veriore të vendit “është një qetësi e brishtë”.
KFOR-i ka kohë që nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të ketë apo jo aksion të radhës për heqjen e barrikadave. Ata të shtunën madje nuk i janë përgjigjur gazetarëve për këtë çështje./ albinfo& zëri/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













