Lajme
HRW: Kosova me pak progres në të drejtat e njeriut
Sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, me gjithë përpjekjet për të ndjekur penalisht të dyshuarit për korrupsion dhe krime lufte
Organizata Human Rights Watch ka vlerësuar përparimin e të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar në më shumë se 90 vende të botës.
Raporti vlerëson së në Kosovë situata e të drejtave të njeriut ka shënuar përmirësim të vogël gjatë 2011-shit.
Sistemi i drejtësisë, sipas këtij raporti, mbetet i dobët, me gjithë përpjekjet për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për korrupsion dhe për krime lufte.
Sipas kësaj organizate zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2010 në Kosovë nuk kanë shënuar ndonjë incident të dhunshëm, por janë dëmtuar nga parregullsitë që i kanë bërë vëzhguesit ndërkombëtarë t’i vënë në pikëpyetje rezultatet.
“Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në veri të Kosovës janë intensifikuar në muajin gusht, kur autoritetet kosovare kanë vënë nën kontroll vendkalimet kufitare me Serbinë”, thuhet në raport.
Sipas HRW, serbët në veri kanë mbajtur bllokada dhe protesta që kanë vazhduar deri në muajin nëntor.
“Një polic i Kosovës është vrarë nga protestuesit serbë gjatë një përleshjeje kufitare në fund të korrikut. Ndërkaq, në shtator, janë plagosur disa serbë dhe paqeruajtës të KFOR-it, në një konfrontim mbi bllokadat serbe pranë pikave kufitare”, thuhet në raport.
Po sipas këtij raporti, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas mbetet i margjinalizuar dhe i cenuar nga diskriminimi.
Raporti i HRW, dokumenton abuzime me të drejtat e njeriut në mbarë botën, përfshirë, shkelje të ligjeve të luftës në Libi dhe Afganistan, censurë të internetit në Iran dhe Tajlandë, probleme me zgjedhjet në Rusi, keqtrajtime të emigrantëve në Evropën Perëndimore, shtypje të lirive fetare në Indonezi dhe Arabinë Saudite, tortura në Pakistan dhe Uzbekistan, si dhe dënime pa gjyq në Malajzi dhe nga SHBA-ja.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?











