Lajme
16-vjeçarja holandeze u bë marinarja më e re në botë
Laura Dekker ka përfunduar të shtunën në Karaïbe (ST-Martin) lundrimin e saj vetjak nëpër botë. Me këtë arritje ajo është bërë marinarja më e re në botë, thotë agjencia frënge AFP.
Laura Dekker, e cila ishte nisur para një viti (më 20 janar 2011) nga Saint Martini, ka zbarkuar rreth orës 15:00 në portin e Saint Martin, në zonës neerlandeze të ishullit.
E veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtër, ajo është mirëpritur nga prindërit, si dhe rreth 400 persona, të cilët qëndronin qoftë në breg, qoftë nëpër anijet e vogla të tyre. Më pas ajo ka dhënë një konferencë për shtyp.
Vajza holandeze, të cilës një kohë projekti i ishte pezulluar nga drejtësia e vendlindjes së saj, do të festojë ditëlindjen e 17-të më 20 shtator. Ajo kishte parashikuar të përfundonte udhëtimin para 16 shtatorit, për të thyer rekordin jozyrtar të Jessica Watson, gjithëashtu një adoleshente.
Ashtu siç pati ndodhur edhe për rekordin e mëparshëm të Jessica Watson, rekordi i ri i Laura Dekker –it si “marinarja më e re që ka lundruar tërë botën me anije” nuk do të jetë zyrtar për rekordet e Guinnes-it. Ky mosshënim shpjegohet me faktin se rekordet botërore të Guinnes-it nuk njohin më arritjet e të miturve prej vitit 2009, duke i konsideruar si të papërshtashme.
© Keystone
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?










