Lajme
Maqedonia kërkon anëtarësimin në NATO me emrin FYROM
Kyeministri maqedonas Nikolla Gruevski sot do të qëndrojë në Bruksel, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, raportojnë mediet në Shkup.
Anëtarësimi i vendit në NATO dhe qëndrimet e Aleancës në Samitin e majit që do të mbahet në Çikago do të jenë çështjet kryesore që do të diskutohen midis krerëve të NATO-s dhe kryeministrit Gruevski.
Një zyrtar i lartë i Qeverisë në Shkup i ka thënë agjencinë e lajmeve INA se Gruevski ka udhëtuar në Bruksel me kërkesën që të kërkojë ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Çikagos me emërtimin aktual të vendit si FYROM.
Sipas të njëjtit zyrtar, tashmë janë të qarta zërat se kërkohet anëtarësimi me emrin FYROM, deri në zgjidhjen e kompromisit me grekët për një emër të ri.
Por sipas tij është vështirë të ketë rezultate.
Anëtarësimi me emrin e përkohshëm FYROM është refuzuar së fundi nga administrata amerikane, me ç`rast zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker gjatë vizitës së fundit në Shkup përjashtoi një mundësi të tillë, duke kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











