Lajme
S’ka tërheqje të trupave gjermane nga Kosova
Aktualisht janë rreth 5800 ushtarë nga 29 shtete që shërbejnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR)
Ministri gjerman i Mrojtjes Tomas de Maiziere tha se nuk pret tërheqje të shpejtë të paqeruajtësve të NATO-s nga Kosova, për shkak të situatës “së vështirë” në shtetin ballkanik.
De Maiziere ka bërë këto komente para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të mbrijtjes së NATO-s në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel, njofton DPA.
NATO fillimisht pat planifikuar që të përgjysmojë këtë vit numrin e trupave në Kosovë. Aktualisht janë rreth 5800 ushtarë nga 29 shtete që shërbejnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), ndërkaq Gjermania ofron kontigjentin më të madh me 1349 trupa.
Në vitin e kaluar Kosova u kaplua nga një valë e tensioneve të reja me serbët në veri. “Aktualisht nuk shoh mundësi të tërheqjes së trupave tjera”, ka thënë de Maiziere, duke shtuar se “vetëm politikanët mund të zgjidhin problemet” që prekin Kosovën.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën











