Lajme
Nëse investoni 100 mijë euro, do ta merrni shtetësinë e Shqipërisë
Shefi i qeverisë shqiptare tha se duhet t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë të huajve, që investojnë në Shqipëri 100 mijë euro
Për këtë kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar të rishqyrtohet dhe përcaktohen standardet e reja në ligjin për shtetësinë, i miratuar në vitin 1994.
Kryeministri shqiptar e cilësoi shqyrtimin e këtij ligji si një çështje me rëndësi duke thënë se ligji duhet të përcaktojë detyrime të reja, që rrjedhin edhe nga marrëveshja për heqjen e vizave.
Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se duhet t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë atyre personave të huaj, që investojnë në Shqipëri më shumë se 100 mijë euro.
“Është një masë që u jep një shkallë më të madhe sigurie atyre që vijojnë projekte në këtë vend, që duan të blejnë vila për të kaluar kohë, apo pushime në Shqipëri. Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë, i miratuar nga Presidenti në vitet 1994, duhet ta inkorporojmë dhe përpunojmë. Ligji duhet të përcaktojë kushtet, në të cilat ata që kanë investuar 100 mijë euro marrin shtetësinë shqiptare”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, shtetësinë shqiptare në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave duhet ta marrin edhe të gjithë qytetarët shqiptarë me origjinë shqiptare, duke nënkuptuar këtu shtetasit shqiptarë nga Kosova, Maqedonia apo edhe Diaspora.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












