Lajme
Ballkani me ngrica
Acari siberian vazhdon të mbërthejë Evropën për të tretën javë radhazi
Numri total i viktimave si rrjedhojë e ngricave ka kaluar 300 persona në të gjithë Evropën.
Rritja e menjëhershme e kërkesës ka krijuar probleme në furnizimin me gaz, me Rusinë që nuk është në gjendje të përballojë të gjithë nevojën.
Si rrjedhojë, jo të gjithë vendet po marrin gazin për të cilin kanë nevojë, duke detyruar autoritetet të përfshijnë masa kursimi që kanë goditur kryesisht bizneset.
Ftohti i madh që po mbretëron në Kosovë po vështirëson qarkullimin në të gjitha mënyrat. Derisa temperaturat po shënojnë – 23 gradë celsius, rrugët janë të vështirësuara për kalim, ndërsa gjatë ditës së sotme, është anuluar një aterim në Aeroportin ndërkombëtar, “Adem Jashari” në Prishtinë.
Instituti Meteorologjikë i Kosovës paralajmëron se enjtja do të jetë shumë e ftohtë, madje paralajmërojnë se do ketë vështirësi të mëdha në qarkullim për të gjithë, për shkak të erërave që do bartin borën, e cila tashmë ka rënë, raportojnë mediet në Prishtinë.
Reshjet e fundit të borës kanë bllokuar dhe izoluar rreth 80 fshatra malore në Maqedoni, njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Një gjendje emergjente është shpallur edhe në Serbi, ku 70 mijë fshatarë janë të bllokuar nga bora në zona rurale.
Si rrjedhojë e ngrirjes që ka ngushtuar shtratin e Danubit dhe Ibrit, edhe Beogradi është në rrezik përmbytje, ndërsa ushtria planifikon të përdorë eksplozivë për të shpërndarë akullin.
Në Greqi, disa fshatra pranë kufirit bullgar janë shpërngulur, pasi lumi Evros është në prag të daljes nga shtrati i tij pas reshjeve të dendura që e kanë ushqyer së fundmi.
Në Bullgari, dita e martë ishte një ditë zie kombëtare, pasi si rrjedhojë e çarjes së një dige, nëntë persona gjetën vdekjen nga përmbytja e menjëhershme e zonës në të cilën jetonin nga dallgë deri tetë metra të larta.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











