Lajme
Ministria e Kulturës shuan “Kosovafilmin”
Ministria e Kulturës ka vendosur që ta shuajë “Kosovafilmin”. Punën që kishte nisur para gati pesë vjetësh Astrit Haraqija, sa ka udhëhequr me kulturën e vendit, garnitura e re politike në MKRS është afër ta bëjë.
Me ndryshimet e Ligjit për kinematografi, e për të cilin në Ministrinë e Kulturës thonë se janë afër që ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, parashihet që institucioni që dikur prodhonte filma tash të futet nën ombrellën e Qendrës Kinematografike të Kosovës. E ky institucion ka për detyrë që të bëjë shpërndarjen e mjeteve që shteti ndan për prodhimin e filmave.
Drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, këtë veprim e ka quajtur kriminal. Prejse është themeluar Qendra Kinematografike e Kosovës, në vitin 2008, atij më shumë i është dashur që të shkruante shkresa kundër vendimeve të Ministrisë së Kulturës për mospërfillje të institucionit që drejton. Ai thotë se komuniteti artistik në vend do të reagojë sërish, si në kohën e ish-ministrit Haraqija, teksa ka bindjen se nuk do të lejohet që “Kosovafilmi” të shuhet.
Por në Ministrinë e Kulturës thonë se puna tashmë është e kryer. Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë të martën se kjo çështje do të rregullohet në kuadër të ndryshimeve në Ligjin për kinematografi.
“Me Ligjin për kinematografi, të cilin jemi duke e amendamentuar, do të parashihet që ‘Kosovafilmi’ më të mos jetë institucion i veçantë, por të futet nën ombrellën e Qendrës Kinematografike të Kosovës”, ka thënë Shasivar Haxhijaj./ Koha Ditore/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












