Lajme
Vazhdon protesta e “Vetëvendosjes” kundër fusnotës
Protestuesit kanë larguar rrethojat dhe kanë thyer kordonin e policisë
Kjo ka ardhur pas bisedës disa minutëshe dhe të pasuksesshme të udhëheqësve të lëvizjes “Vetëvendosje” me përfaqësues të policisë së Kosovës, të cilëve u është kërkuar heqja e rrethojave.
Protestuesit ndodhen para hyrjes së objektit të qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Policia e Kosovës në një njoftim për media ka bërë të ditur se protesta e organizuar nga “Vetëvendosje” është e paligjdhme.
Sipas Policisë së Kosovës, në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona.
Paraprakisht Policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe sipas tyre, deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar në ndonjë rast.
E ndërkohë, Kryesia ka refuzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.
“Na është thënë se vetëm Presidenti, Kryeministri ose 40 nënshkrime të deputetëve mund të thërrasin seancë“ , thënë kryetari i grupit paralamentar të VV-së Visar Ymeri.
13:20 – Vazhdon protesta e “Vetëvendosjes” kundër fusnotës
Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ka nisur demonstrata e Lëvizjes “Vetëvendosje” kundër fusnotës së pranuar nga Qeveria në bisedimet me Serbinë.Qytetarë të thirrur nga kjo parti janë mbledhur dhe sipas planit për 4 orë do të bllokojnë punën e Qeverisë së Kosovës.Gjithashtu “Vetëvendosje”, ka bërë të ditu se ka mbledhur 15 mijë nënshkrime për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjen
11:31 – Sot demostron “Vetëvendosje”
“Vetëvendosje” u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen demonstratës së tyre me moton “Kosova Republikë” kundër marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale përmes fusnotës dhe heqjes së Republikës.
Poashtu ka ftuar edhe deputetët e Kuvendit që të nënshkruajnë kërkesën e iniciuar nga ta për seancë të jashtëzakonshme, kundër kësaj marrëveshjeje.
Sipas “Vetëvendosjes”, demonstrata do të fillojë në orën 12:00 në sheshin “Nëna Terezë”, para Qeverisë së Kosovës.
Ato do ta pezullojmë plotësisht punën e Qeverisë për katër orë rresht. Gjatë kësaj kohe do të qëndrojmë rreth e rrotull Qeverisë për ta realizuar një gjë të tillë.
“Vetëvendosje” i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të mos i bllokojë rrugët, trotuaret, autobusët , mos t’i konfiskojë pankartat e tyre dhe të mos i provokojë demonstruesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












