Lajme
Jakup Ahmeti, kandidati i vetëm shqiptar për Parlamentin e Vaudit
Ahmeti është në listën nr 7 të partisë së gjelbër për Renens së bashku me kryetaren e të gjelbërve për Renens, Nathalie Nocher
Vitin e kaluar, dukuria e “ekspansionit” të shqiptarëve, kandidatë për zgjedhjet lokale në komunat e kantonit Vaud pati bërë bujë jo vetëm në mediet shqiptare. Mbi 40 shqiptarë qenë kandiduar ndërsa 11 prej tyre qenë zgjedhur në postin e këshilltarit komunal. Njëri prej tyre ka qenë edhe Jakup Ahmeti, i cili qe zgjedhur këshilltar i Partisë së Gjelbër në komunën Renens.
Mirëpo, sivjet, kur po mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit, nuk mund të bëhet fjalë aspak për ekspansion shqiptarësh. Është vetëm një kandidat për këtë nivel përfaqësimi. Dhe ai është Jakup Ahmeti. Kësaj radhe Ahmeti kandidon nga komuna Crissier.
Ai thotë se në Partinë e të Gjelbërve është inkuadruar për faktin se ajo është njëra ndër partitë që ka mbrojtur interesat e popullit shqiptar, para luftës gjatë dhe pas saj. Pastaj edhe për faktin se është një parti që i mbron interesat e popullit, pa dallim origjine.
Por, ajo që është edhe më me rëndësi, Partia e të Gjelbërve është parti që mundohet të mbrojë ambientin ku jetojnë njerëzit. Lufton kundër ndotjes së ambientit e sidomos kundër centraleve bërthamore, thotë Ahmeti.
Jakup Ahmeti 53 vjeçar nga Ferizaj dhe jeton në Zvicër qe 25 vite. Në Zvicër ai ushtron profesionin e zdrukthëtarit kurse në Kosovë ishte profesor i matematikës.
Për zgjedhjet kantonale që mbahen më 11 mars 2012, ai është kandidati i vetëm shqiptar. Është në listën nr 7 të partisë së gjelbër për Renens së bashku me kryetaren e të gjelbërve për Renens, zonjën Nathalie Nocher.
Jakupi ishte këshilltar ne Renens në zgjedhjet e fundit nominale, por tani e ka ndërruar vendbanimin dhe banon në Crissier.
Ai është aktivist i hershëm i komunitetit të këtushëm shqiptar ndërsa tani është anëtar i kryesisë së shoqatës shqiptaro-zvicerane “Ardhmëria-Avenire” me seli në Crissier.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











