Lajme
Jahjaga: Gruaja në Kosovë është simbol i paqes
Gruaja, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë viktimë e dhunës, represionit dhe përdhunimit, tha presidentja e Kosovës, Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë të premten në panelin për sigurinë e gruas “Security is women’s work”, në ditën e ditë të punimeve të samitit “Women in the World”, që po i zhvillon punimet në Nju Jork të SHBA-së.
Në panel së bashku me presidenten Jahjaga morën pjesë edhe Janet Napolitano, sekretare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jane Harman, drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, dhe Cathie Lanier, shefe e Departamentit të Policisë Metropolitane në Distriktin e Kolumbisë.
Në paraqitjen e saj, Jahjaga foli për rolin e gruas në Kosovë në periudhën para dhe pas luftës. Ajo tha se gruaja, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë viktimë e dhunës, represionit dhe përdhunimit, të cilën periudhë e ka mbijetuar dhe sot gruaja është simbol i paqes dhe pajtimit dhe një forcë shtytëse e ndryshimeve dhe zhvillimit në shoqëri.
“Themel i sigurisë është gruaja – sepse siguria e saj nënkupton siguri për fëmijët, siguri për familjen dhe siguri për shoqërinë në përgjithësi”, tha ajo.
Duke folur për barazinë gjinore dhe rolin e gruas lidere në botë, presidentja kosovare tha se gratë janë më efikase dhe më të suksesshme si udhëheqëse dhe janë dëshmuar si vendimmarrëse të afta.
“Një nga këto tipare, sikundër e tha mbrëmë edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, është se gruaja është dëgjuese më e vëmendshme, por ajo ka edhe aftësi më të mëdha interpersonale. Ato shumë më lehtë përballen me situatat e krizave dhe janë dëshmuar të jenë më të përgjegjshme dhe më llogaridhënëse”, tha Jahjaga.
Të shtunën presidentja kosovare do të marrë pjesë në panelin e diskutimit për “Lideret Gra Botërore” (Women World Leaders: Force Multipliers), thuhet në kumtesën e Presidencës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












