Lajme
Është hapur në Tiranë panairi “Javët e biznesit kombëtar”
Sllogani "Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?", prek ndërgjegjet tona, ato institucionale të pesë shteteve"
“Javët e Biznesit Kombëtar” kanë filluar me prezantimin e prodhimeve kombëtare në panairin e organizuar në Tiranë, në Ditën e Verës.
Hapjen solemne të këtij Panairi e bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Ai shfaqi kënaqësinë që në Ditën e Verës, këtë festë të lashtë që festohet në mbarë Shqipërinë, kishin ardhur në Tiranë nga të gjitha trevat shqiptare, nga Maqedonia, Kosova, Presheva e Mali i Zi, raportojnë mediat shqiptare.
“Jam i lumtur që Tirana pret 100 biznese shqiptare, kombëtare nga të gjitha trevat, të cilët do të ekspozojnë prodhimet e tyre përpara miliona shqiptarëve. Prodhimet e tyre na bëjnë krenarë me cilësinë e lartë, me shijen e tyre të rrallë”, ka theksuar Basha.
Ndërkohë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se në këtë aktivitet janë mbi 100 biznese me më shumë se 10 mijë prodhime shqiptare, e cila është ofertë shumë e mirë që u ofrohet të gjithë konsumatorëve shqiptarë.
Sipas tij, sllogani “Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?”, prek ndërgjegjet tona, ato institucionale të pesë shtete.
“Ky slogan u ofron edhe investitorëve më shumë interesim, sepse projekti ka të bëjë me ofertën mbi 10 milionë konsumatorë shqiptarë. Investitorët e huaj do të interesohen më shumë tani për të ardhur në trevat kombëtare shqiptare”, ka deklaruar ai.
Fjalime përshëndetëse patën edhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, i Çairit, Izet Mexhiti, kryetari i KASH, Enver Ferizi si dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












