Lajme
Shqiptarët në krye të listës së emigrantëve të përzënë nga Italia
Në raport theksohet se vendin e parë në listën e të përzënëve (Espulsi) e mbajnë shqiptarët të ndjekur nga marokenët dhe tunizianët
Gjatë vitit të fundit Italia ka lëshuar 1 milionë e 543 mijë leje hyrje nga të cilat 1 milionë e 300 mijë janë leje turistike me kohë të shkurtër, por shumica e tyre nuk respektohet thuajse kurrë.
Aktualisht numri i emigrantëve të parregullt i kalon 500 mijë, është ky rezultati që del nga raporti i katërt i “European Migration Network”, ku theksohet se shqiptarët vijojnë të mbajnë rekordin si emigrantë të parregullt dhe që përzihen më shpesh nga Italia.
Duke u qëndruar shifrave, në Itali mbi 1 milionë e 300 mijë vizitorë janë me qëndrim të shkurtër, e pikërisht këtu krijohen rastet e para të klandestinëve, pasi nuk respektohet afati i kthimit dhe vizitorët qëndrojnë në mënyrë ilegale në Itali.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al
“Nëse në vitet e para të 2000 shifra prej 1 milionë emigrantësh të parregullt ishte pak a shumë afër realitetit, aktualisht kjo shifër është përgjysmuar. Janë lëshuar 600 mijë leje qëndrimi për familje dhe punë gjatë vitit 2009”, thuhet në raport.
Lidhur me numrin e përjashtimeve, gjatë 2010 në Itali janë pikasur nga policia 47 mijë emigrantë të parregullt.
Nga këta numri i atyre që janë përzënë nga Italia ka kapur shifrën e 4890.
Në raport theksohet se vendin e parë në listën e të përzënëve (Espulsi) e mbajnë shqiptarët të ndjekur nga marokenët dhe tunizianët.
Lidhur me rregullshmërinë e qëndrimit të emigrantëve, Italia ka nisur marrëveshje bashkëpunimi me vendet që kanë numrin më të lartë të emigrantëve./noa/
në raportin e EMN, gjithsesi vihet re një ulje e numrit të të parregulltve në vend, duke nisur nga viti 2002, falë lehtësive të krijuara për të qëndruar në shtetin fqinj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












