Lajme
Blocheri para komisionit për imunitet
Komisioni ka për detyrë të konstatojë nëse Blocheri në momentin e kryerjes së veprimit ka gëzuar imunitet apo jo
Deputeti nacional Christoph Blocher do të duhet të paraqitet më 25 prill para komisionit për çështje imuniteti në Parlamentin Nacional. Pas kësaj, komisioni do të vendosë nëse do t`ia heqë atij imunitetin parlamentar ose jo, ka deklaruar kryetari i komisionit, Heinz Brand.
Kërkesën për të shqyrtuar imunitetin e tij e ka bërë Prokuroria e përgjithshme e Cyrihut. Ajo po e hulumton rolin e Blicherit në lidhje me publikimin e dokumentacionit bankar të ish kryetarit të Bankës Nacionale të Zvicrës, Philip Hildebrand. Në këtë kontekst bëhet fjalë për shkelje të sekretit bankar.
Komisioni ka për detyrë të konstatojë nëse Blocheri në momentin e kryerjes së veprimit ka gëzuar imunitet apo jo dhe nëse veorimi eventual i kryer nga ai ka qenë në lidhje direkte me mandatin e tij si deputet nacional ose jo.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












