Muzikë
Pasuria e Eminemit arrin në 190 mln dollarë
Eminemi është një nga reperët më të pasur në industrinë muzikore.
Eminem e ka dominuar skenën e rapit dhe hip-hopit që nga debutimi i tij dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. I lindur më 17 tetor 1972, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers, u zhvendos përfundimisht në Detroit të Miçiganit, ku filloi të merrej me muzikë. Ai filloi të merrte pjesë në disa konkurse të rapit dhe shumë shpejt bëri emër në skenë.
Eminemi e lansoi albumin e tij debutues ‘Infinite’ në vitin 1996, pasuar nga ‘Slim Shady EP’ vitin e ardhshëm. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me producentin Dr. Dre, ai filloi të shfaqë popullaritetin në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, me të cilin ai e fitoi shpërblimin e parë Grammy për albumin më të mirë Rap. E, albumi i tij “Marshall Mathers LP’, vazhdon të jetë albumi më i shitur hip-hop në histori.
Në nëntor të vitit 2002, Eminemi aktroi në filmin ‘8 Mile’, film i bazuar në jetën personale të reperit. Duke pasur parasysh suksesin e tij gjatë viteve, Eminemi ka një pasuri të konsiderueshme. Sipas vlerësimeve, pasuria e Eminemit arrin 190 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












